Berisha: Rama ka prituri kriminelët në zyrë

RTV KLAN 2017-06-05

Views 2

Nga çadra e opozitës, aty ku çdo të enjte grupi parlamentar demokrat mblidhet në atë që e ka pagëzuar si ?kuvendi i qytetarëve?, ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza në adresë të kreut të qeverisë për lidhje me krimin e bandat e narko-trafikut.

?A e dini miqtë e mi cilët janë vizitorët e zyrës së kryeministrit këto ditë? Lul Berisha, Ymer Lala, Lul Berisha, Arben Ndoka, Armando Prenga. Ti je skllav i krimit. Pjellë e të keqes. Ti duhet të ikësh! I them Edvin Kristaq drogës se ky është vetëm fillimi, nuk ke parë gjë akoma. Je i pashpresë! Ka një agresion ndaj nesh jo vetëm nga siçilistët shqiptarë por nga siçilistët, mafiozët e mbarë botës. Janë me krimin, janë me drogën, janë me marijuanën. Por prapë ne jemi më të forte".

Nën vargjet e himnit kobtar shqiptarët i ftoi të bëhen pjesë e revolucionit demokratik, që sipas Berishës do të shtrihet në mbarë vendin. Kryeministrin e paralajmëroi se opozita nuk do të ndalet deri në plotësimin e kushtit të saj të panegociueshëm, për zgjedhje të lira e të ndershme.

Akuzat si kurseu as në adresë të familjarëve të kryeministrit Rama për përvetësim të pasurisë së shqiptarëve dhe pastrim të parave të drogës.

Prej 20 ditësh opozita proteston për krijimin e një qeverie teknike, si e vetmja garanci për zgjedhje të lira e të ndershme. Në këtë kauzë tha ish-kryeministri opozita ka edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar./ TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS