Report TV - Golfi përplaset me zetorin e OSHEE te mbikalimi i Laçit, 5 të plagosur

Report TV 2017-06-05

Views 0

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Milot-Laç, tek mbikalimi i Laçit , ku mbetën të plagosur 5 persona.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 4 kosovarë që udhëtonin në Golfin 07-473-CB ku 2 prej tyre ndodhen në Qendrën e Traumave në Tiranë kurse 2 të tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu i dëmtuar ka mbetur edhe drejtuesi i zetorit i cili ndodhet në Qendrën e Traumave në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Zetori doli nga një rrugë dytësore dhe i ndërpreu rrugën automjetit ku ndodheshin 4 shte4tasit kosovarë.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Share This Video


Download

  
Report form