Report TV - Aldo Bare,Kushtetuesja:Rigjykim për vrasjen e Artur Dajës e Genc Kasharit

Report TV 2017-06-05

Views 3

Gjykata Kushtetuese ka sqaruar vendimin për kthimin e dosjes në Gjykatën e Lartë, për rigjykimin e ish-kreut të Bandës së Durrësit, Aldo Bare, duke sqaruar se nuk ka rrëzuar dënimin me burg përjetë por ka rrëzuar vendimin e kolegjit penal të gjykatës së lartë për mospranim rekursi.

Kushtetuesja ka reaguar një ditë pasi media mundi të zbardh një vendim që ishte marrë një muaj më parë por s'ishte bërë asnjëherë publik nga gjykata.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, "një pjesë e hetimit dhe gjykimit të Aldo Bares është zhvilluar pa praninë e avokatit, ndërsa disa dëshmi u dëgjuan në gjyq pa prezencën e Aldo Bares", e kjo ka qenë një ndër argumentet që ka bindur kushtetuesen të pranojë pjesërisht padinë.

Gjatë ditës së djeshme dhe sot Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se në disa media të shkruara dhe elektronike është publikuar lajmi se Gjykata Kushtetuese ka anuluar vendimin e dënimit me burgim të përjetshëm të të dënuarit Aldo Bare.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS