Kryebashkiaku Veliaj e ka nisur ditën duke dhuruar trëndafila për zonjat në ditën e 8 marsit, ndërsa e ka plotësuar duke firmosur kartën europianë për barazi të grave dhe burrave ne jetën vendore.
?Për disa është ditë feste, për disa proteste, unë besoj që për të dyja kemi mjaftueshëm për të festuar sot dhe për të qenë krenarë për arritjet. ..Beteja e vërtetë nuk është në 8 Mars, beteja e vërtetë fillon nesër, .. Megjithatë dua ta pranoj që ndihem shumë mirë sot që për Bashkinë e Tiranës kjo nuk është vetëm një qokë ndërkombëtare .. Unë besoj që në shumë prej angazhimeve të kartës, Bashkia e Tiranës është avangarde sot, ndoshta edhe më shumë prej bashkive?,
Ai evidentoi se 65% e stafit të bashkisë e zënë vajzat dhe gratë , po ashtu edhe shumicën e këshillit bashkiak. Nenet e Kartës Europiane për Barazi, paraqesin masa se si bashkitë dhe qarqet mund të punojnë për përmirësimin e barazisë gjinore. Deri më sot ky dokument është nënshkruar nga 1500 autoritete vendore dhe rajonale në 33 vende të Europës.