Tahiri: Hajdutët strehohen në çadrën e opozitës

RTV KLAN 2017-06-05

Views 6

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri akuzon Partinë Demokratike se tek çadra e ngritur përpara Kryeministrisë po strehohen ata që kanë vjedhur fonde publike.

Persona që kanë vjedhur miliona euro të qytetarëve shqiptarë, tha ministri në një takim me të rinjtë socialiste, po strehohen në çadrën e opozitës.

Tahiri: ?Të vjedhësh para nga xhepi i një qytetari në autobus, dënohesh. Kapesh, arrestohesh, dënosh. Të vjedhësh miliona euro në një rrugë të vetme nuk dënohesh, strehohesh tek çadra. Këta strehohen te çadra e me gojë flasin për drejtësi, ndërkohë që me veprimet bëjnë të vetmen gjë që mund të bëjnë: të futen në llogoren e Frontit të së Keqes dhe të mbrojnë njëri-tjetrin, gjyqtar i korruptuar atë që dje ka vjedhur, ai që ka vjedhur sot gjyqtar i korruptuar.?

Ndërsa kërkoi votën e të rinjve më 18 qershor, Tahiri tha se kjo qeveri po bën shtet, për të pasur një drejtësi jo të korruptuar.

?4 vitet e para bëmë shtet, në të dytat do bëjmë ekonominë?
Tahiri tha se nëse këto 4 vite janë harxhuar energji për të bërë shtet, në 4 vitet e ardhshme do të bëhet ekonomia.

?Nëse në këto 4 vite qeveria e socialistëve dallohet se po shpenzon energji për të bërë shtet, 4 vitet e ardhshme me të njëjtën forcë, energji e pasion do të bëjmë ekonominë dhe punësimin për ju?Siç bëmë shtet, po bëjmë drejtësinë. Dhe siç po bëjmë drejtësinë dhe do bëjmë drejtësinë të gjithë bashkë, ashtu do bëjmë dhe ekonominë e vendit, ekonominë për çdo familje, dhe mbi të gjitha punësimin për çdo të ri,? tha Tahiri, para të rinjve socialist që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme të 18 Qershorit.

Tahiri tha se ky nuk mund të jetë vendi ku edhe po u shkollove siç duhet, nuk gjen punë. ?Ky nuk mund të jetë vendi vetëm i të parëve të klasës. Ky duhet të jetë vendi edhe për atë që është ulur zakonisht në fund të klasës. Ky duhet të jetë vendi i të gjithë atyre që meritojnë një mundësi, një mundësi të barabartë për të pasur një jetë të denjë. Dhe mbi të gjitha për të pasur një punë të denjë, jo punë dosido.?

Tahiri u kërkoi të rinjve të bindin të gjithë shokët e shoqet që të votojnë për Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. ?Ose do punojmë për të bërë shtet bashkë, ose më 18 qershor Shqipëria do bjerë në duart e atyre që e shkatërruan këtë shtet.?

Tahiri tha se më 18 qershor ndahen dy rrugë: ?Ose do kemi punësim për ju, për çdo të ri dhe të re që shkollohet në këtë vend apo që kërkon një punë dhe duhet të ketë pa asnjë diskutim mundësi të barabarta, apo papunësisë që mbollën ata deri dje.?/tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form