Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Është pritur me entuziazëm dhe me flamuj kuq e zi presidenti i republikës së Shqipërisë zoti bujar nishani gjatë vizitës së tij në luginën e Preshevës.
Nishani u prit nga kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi nën euforinë e qindra njerëzve që kishin mbushur rrugët dhe sheshet për të pritur presidentin Nishani.
Në takimin që kreu i shtetit zhvilloi me Kamberin u diskutua për situatën aktuale politike dhe ekonomike në Bujanoc si dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginë.
Në takim ishin gjithashtu të pranishëm edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit të Bujanocit Fatmir Hasni dhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë.
Vizita po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ku në terren janë vendosur 300 forca policore, përfshirë snajperistë. Gjithashtu kjo vizitë e konsideruar historike mori vëmendjen e mediave, ku në Buajnoc ishin të pranishëm rreth 300 gazetarë të mediave shqiptare, serbe dhe botërore.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pritje-madheshtore-e-nishanit-ne-presheve-jehone-ne-mediat-serbe/