Ora News – Kur PD e propozonte, shumica e rrëzoi si antikushtetues rishikimin e dokumenteve

Ora News Lajme 2017-06-05

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vendimin e Kuvendit për të kthyer për rishqyrtim dosjet e kandidatëve për institucionet e vetingut, tek Avokati i Popullit, kryetari i komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi Fatmir Xhafaj, e cilësoi si akt për ti dhënë ligjshmëri procesit, por Partia Demokratike, këmbëngul se procedura është antikushtetuese dhe ekstra ligjore.
Demokratët pretendojnë se në muajin gusht kur diskutohej në kuvend ligji për vettingun, kanë propozuar një fazë paraprake që mundësonte plotësimin e dokumenteve të kandidatëve të cilët vlerësoheshin pozitiv për institucionet e vetingut, më qëllim që çdo veprim mbi procesin të kishte bazueshmëri në ligj.
Neni 14 i propozimeve të Partisë Demokratike për ligjin e vettingut ilustron këtë pretendim:
?Brenda 5 ditëve nga regjistrimi i kërkesës, Sekretari i Përgjithshëm i institucionit të Presidentit të Republikës, mund të kërkojë nga kandidati plotësimin e dokumentacionit . Nëse dokumentacioni i kërkuar nuk paraqitet brenda afatit, vlerësimi i kandidatit bëhet me dokumentat dhe informacionet që gjenden në dosjen e tij?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kur-pd-e-propozonte-shumica-e-rrezoi-si-antikushtetues-rishikimin-e-dokumenteve/

Share This Video


Download

  
Report form