Report TV - Edhe ​Kadare Pro peticionit që ndalon Bypass-n në Gjirokastër

Report TV 2017-06-05

Views 2

GJIROKASTER-Shkrimtari i madh Ismail Kadare i është bashkuar firmëtarëve të peticionit të hartuar nga 30 personalitete për ta ndaluar idenë e Bypass, i cili do të ndërhyjë në qendrën historike të Gjirokastrës.

Ky peticion në formën e një relacioni shkencor i është dërguar dërguar Kryeministrit, Ministrisë së Kulturës, ambasadave, si dhe UNESCO-s.

Relacioni është hartuar nën udhëheqjen e akademikut Emin Riza, hartuesit të dosjes së Gjirokastrës për UNESCO-n, u hartua më 27 shkurt në një mbledhje në Akademinë e Shkencave.

Hartues të peticionit janë edhe Agim Mero, kryetari i Forumit për Mbrojtjen e Vlerave të Gjirokastrës, akademiku Luan Omari, prof. Farudin Hoxha, etj.

Një ndër ta është edhe profesor Moikom Zeqo, anëtar i forumit për mbrojtjen e Gjirokastrës, i cili pohon Ismail Kadareja e ka dërguar përmes emailit aprovimin e tij për nënshkrimin e relacionit. ?Këtë Relacion ia dërgova të shoqëruar me një letër time edhe Ismail Kadaresë, dhe u gëzova se ai u përgjigj menjëherë, me përkushtim. Kadare pranoi ta nënshkruante Protestën tonë për ruajtjen e Qendrës Historike te Gjirokastrës deri në fund dhe sipas kritereve shkencore?, deklaron Zeqo.

Share This Video


Download

  
Report form