Xhafaj: Kushtetuta nuk negociohet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-05

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ngritja e Komisionit AD HOC për organet e Vettingut është përcaktuar në Kushtetutën e vendit, e votuar me unanimitet dhe si e tillë duhet vetëm të zbatohet. Deklarata vjen nga kreu i komisionit te ligjeve Fatmir Xhafaj, vetëm nje dite pasi kuvendi shtyu me nje jave ngritjen e komisionit te vetingut. Ai përbehet nga gjashtë anëtarë, ku tre përzgjidhen nga mazhoranca dhe tre të tjerë nga opozita. Por mungesa e PD në proces, mban peng nisjen e punës së komisionit. Në këto kushte, kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, thekson se ligji themeltar i shtetit nuk mund të negociohet. Bllokimi i procesit të Vettingut, ka ndikime të drejtpërdrejta në ngritjen e institucioneve të reja dhe tejet të rëndësishme në zbatimin e reformës në sistemin e drejtësisë, si KLGJ dhe KLP. I pyetur nëse zgjidhja e ngërçit mund të kalojë përmes një interpretimi të ligjit themeltar në Gjykatën Kushtetuese, Xhafaj tha një jo të prerë. Në seancën e jashtëzakonshme të së hënës, kuvendi vendosi shtyrjen me 7 dite te ngritjes së komisionit të Vettingut. Pjesë e tij pritet te jenë edhe kandidatët me mungesë dokumentacioni gjatë procesit fillestar, ndërsa Avokati i Popullit do te shqyrtoje edhe kandidatura të reja. Sipas tij, e gjithë procedura, përfshirë vlerësimet edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për kandidatët e rinj, do të zgjasë për rreth dy javë.

Share This Video


Download

  
Report form