Detaje/ Vrasja në Bërzhitë, nipi: E gjeta lidhur këmbë e duar

RTV KLAN 2017-06-05

Views 3

Fatime Hida 77 vjeçe, u gjet e mbytur mbrëmjen e të hënës rreth orës 18:00, nga nipi i saj, Fadil Hoxha bashkë me kryeplakun e fshatit Muharrem Hida.

Gruaja e moshuar jetonte e vetme në këtë banesë në fshatin Mihajas që prej vitit 2000, kur edhe i vdiq bashkëshorti.

Drita Hoxha, nusja e Fadilit rrëfen se e moshuara veç se ishte lidhur, kokën e kishte të mbështjellë me një thes që i kishte zënë frymën. Ata dyshojnë se ngjarja mund të jetë grabitje. Kjo pasi edhe më parë gruaja ishte sulmuar në vitin 2015, kur i ishin marrë 2.4 milion lek te vjetra.

Nisur nga rrethanat por edhe rrëfimet e fqinjëve dhe të afërmeve, policia dyshon se ngjarja mund të jetë një grabitje. Për këtë shkak ajo ka shoqëruar disa banorë të zonës të cilët po pyeten në cilësinë e dëshmitarëve apo të dyshuarve.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form