TIRANË-Fatmir Xhafaj garanton se njerëzit e Vettingut do të miratohen nga ky parlament brenda qershorit.
?Nëse Partia Demokratike nuk voton Vettingun atëherë vendos populli më 18 Qershor?.
Në bashkëbisedimin me gazetarët kryetari i komisionit të Ligjeve që deri pak muaj më parë udhëhoqi Reformën në Drejtësi, nuk fsheh nga ana e tij shqetësimin për fatin e institucioneve të reja tët drejtësisë.
Konferenca e Xhafaj vjen një ditë pasi dështoi ngritja e komisioneve ad hoc.
Sipas Xhafaj, nëse procesi i Vettingut nuk do të kryhet në kohën e duhur do të krijojë pasoja të drejtëpërdrejta për ngritjen e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë.
?E kam fjalën për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe Këshillin e lartë të Gjyqësorit, sepse këta kanë një afat të limituar nga kushtetuta. Kjo është arsyeja pse konsiderohet tejet i rëndësishëm Vettingu?.