http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ai është apartamenti më me humor në Shqipëri. Vërtet nuk ka ndryshuar formati i Apartamentit apo stili i tij, nisur nga pianoja apo këndi i pritjes së personazheve të njohur të televizionit, por në këtë rikthim të ?Apartamentit 2XL? ka surpriza. Nis me Pranvera Borakaj, që edhe pse na shoqëron çdo ditë të javës në mëngjes, këtë të shtunë ka një mision tjetër: Të drejtojë lojën aktoriale, krejtësisht të improvizuar të aktorëve të këtij Apartamenti. E nën udhëheqjen e Pranverës, veçanërisht djemtë, kanë nisur të bëjnë zhurmë në prapaskenë. I pari është Julian Deda, mikpritësi i këtij apartamenti. Nuk do të mungojnë këtë sezon edhe të ftuarit specialë dhe një mbyllje mjaft interesante në këndin e pianos. Biletat janë shitur menjëherë, pasi publiku e ka pritur mjaftueshëm këtë rikthim të ?Apartamentit 2XL?, por Vizion Plus ju fton sot në mbrëmje të shikoni gjithçka ndodh në një Apartament jo të zakonshëm. Për ata që duan t?i takojnë nga afër aktorët takimi është çdo të shtunë në teatrin e qendrës tregtare ?Kristal?.