Mongerini: Lojë gjeopolitike në Ballkan? - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-06-04

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shefja e politikes se Jashtme te BE, Federica Mogherini është kthyer ne Bruksel pas nje turneu ne Ballkanin Perëndimor, ku gjeti nje rajon te trazuar. Ajo u përball me kriza politike dhe tensione dhe ne raportimin përpara ministrave te Jashtëm te unionit me shume se tek progresi i këtyre vendeve fokusi do te jete tek rreziqet gjeopolitike qe kercenojne ketë rajon. ?Nje pike e rendesishme e diskutimeve është situata ne Ballkanin Perëndimor. Jam kthyer nga nje vizite ne ketë rajon dhe do te raportoj përpara ministrave dhe gjate javës edhe përpara kryeministrave per situatën atje, qe është e tensionuar.Është rajon i ekspozuar ndaj sfidave te brendshme, rajonale dhe globale, por eshte edhe rajon qe ka kapacitete dhe force per te reaguar dhe siguruar kredibilitet se procesi i integrimit është atje dhe kjo eshte pjese e punës sonë. Pres qe komisioni dhe ministrat te shprehin angazhim te qarte dhe te forte per Ballkanin Perëndimor dhe perspektiven e qarte te integrimit europian te tij.? Ne Shqipëri Mogherini gjeti opozitën ne çadër, te vendosur per te mos hequr dore nga bojkoti i parlamentit. Pavarësisht apelit te BE per te mos penguar zbatimin e reformës ne Drejtësi, demokratet nuk kane ndryshuar qëndrim dhe madje i kane cilësuar broçkulla porosite qe vijnë nga BE. Ne Mal te Zi situata po ashtu ishte e trazuar, pasi opozita vazhdon te bojkotoje parlamentin, ndërsa ne Serbi u përball me sulmet e deputeteve radikale qe lëshuan thirrje pro Rusisë. Ne Maqedoni Mogerini gjeti serish tension , pasi presidenti Ivanov refuzoi te mandatoje liderin e opozitës per te formuar qeverinë. Ne nje analize te tij portali i BE, Euractiv shkruan se shumë liderë europianë janë të shqetësuar për situatën në Ballkan, duke fajësuar Rusinë se po përpiqet të destabilizojë rajonin. Një raport më i plotë per situatën do të paraqitet në samitin e bllokut ne 9 dhe 10 mars.

Share This Video


Download

  
Report form