KËLCYRË- Tronditet Këlcyra. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të diele ku një 30-vjeçar me probleme mendore i ka prerë kokën një 66-vjeçari.
Krimi makabër, ka ndodhur në fshatin ?Uji i Mirë?, Njësia administrative Sukë, Bashkia Këlcyrë.
Infomacione nga policia, bëjnë të ditur se Alban Voda, i ka prerë kokën me thikë, shtetasit N.H.
Pas ngjarjes, Voda është arrestuar nga policia. 30-vjeçari i cili dyshohet se vuante nga çrregullime mendore, rezulton person me precedentë penal.
Voda ka qenë komando në Afganistan, dhe prej tre vitesh ishte kthyer në Shqipëri. Që nga kthimi nga Afganistani, Voda kurohej prej dy vitesh për probleme të shëndetit mendor. Ai ka qenë në Afganistan 2 herë për misione paqeruajtëse.
Sakaq burime për Report Tv bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes 30-vjeçarit dhe viktimës, për një çështje pronësie.