http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Shkodrës dhe forcat speciale Renea prangosën dhe dy persona të tjerë pjesë e grupit gjobëvënës të tregtarëve.Ata janë vëllezërit Ibrahim dhe Hamza Lici 24 dhe 16 vjeç. Burime pranë uniformave blu thanë se grupi i strukturuar kriminal i siguronte të ardhurat përmes shantazhit ndërsa paratë paguheshin me faturë nga mbi 40 biznese në qytetin e Shkodrës.Një ditë më parë forcat speciale ndërhynë në një nga lokalet e Shkodrës ku arrestuan 7 prej prestarëve të grupit kriminal. Në pranga ra kreu i dyshuar i grupit vëllai i Ibrahimit e Hamzait, Muhamet Lici si dhe 6 persona të tjerë bashkëpunëtorë të tij.Hetimet zbuluan se drejtuesit angazhonin anëtarët e tjerë të grupit që, në çdo fund muaji të merrnin nga çdo tregtar shumat nga 1000 lekë deri në 3000 lekë.Janë të paktën 40 tregtarë të cilët kanë paguar gjobën mujore tek banda, nga muaji tetor i vitit të kaluar e deri në shkurt të 2017-ës, kohë kjo kur mendohet se ky grup ka ushtruar veprimtarinë kriminale.Banda shantazhonte tregtarët se nëse nuk paguanin shumën në fund të muajit, do iu dëmtonin bizneset, ndërsa i kërcënonin edhe me jetë.