Ora News – Bumçi: Kush thotë se negociatat i hap vettingu hipokrit, mashtrues

Ora News Emisione 2017-06-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita nuk pranon leksione nga asnjë përfaqësues i huaj, i cili nuk përfaqëson qëndrimet e BE, por të tijat personale.
Kështu u shpreh deputeti demokrat Aldo Bumçi, i ftuar në ?Orën e Intervistës? në RTV Ora News, teksa komentoi deklaratën e bujshme të Bashës rreth qëndrimit të përfaqësues së politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini.
Bumçi: Kur kancelarja Merkel dhe gjithë drejtuesit e Europës në dhjetor nuk dhanë negociatat dhe u thanë shqiptarëve zgjedhjet, krimi, droga dhe përfaqësuesi këtu i BE nuk thotë asnjë fjalë për krimin, për drogën, më thoni kë përfaqëson? Përfaqëson vullnetin e BE? Kur BE thotë bëni zgjedhje të lira sepse nuk i keni bërë, luftoni drogën se ka mbytur Shqipërinë, është bërë kryeqyteti i drogës. A erdhi Prokurori i Antimafias para një jave këtu?A deklaroi që kemi në dy vitet e fundit trefishim të sasisë që shkon në Itali. A e ka bërë si shtëpinë e tij Prokurori i Leçes, që tha Otranto është bërë si një autostradë e trafikut të drogës.
E qartë por deklarata e Bashës?
Bumçi: Deklarata është për të gjithë ata. Kryeministri pati një tëitter që tha: Ja është shumë e qartë që kërkohet vetëm vettingu. Gënjeshtër, mashtrim. Dhe kush u thotë këtë shqiptarëve mashtron, hipokrit, nuk i do të mirën këtij vendi. Sepse krimi, droga dhe zgjeshjet është qëndrimi i BE, deklarata e dhjetorit. Është rezoluta e PE para dy javësh. Kush nuk përmend këtë nga përfaqësuesit e BE nuk përfaqëson BE dhe vlerat e saj, përfaqëson interesa të tjera. Më e qartë se kaq bësoj se nuk mund të jetë. Nuk pranojmë askënd të vijë të na japë leksione. Qëndrimin e BE po, por jo të tjerë që kanë interesa të tjera dhe jo të BE. Kur Merkel thotë zgjedhjet, krimi, droga, kush janë të tjerët, kë përfaqësojnë? Kur KiE thotë Shqipërisë nuk i hapen negociatat, duhet të presin pranverën e 2018.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bumci-kush-thote-se-negociatat-i-hap-vettingu-hipokrit-mashtrues/

Share This Video


Download

  
Report form