Ora News – Ja kush janë shtatë gjobëvënësit e tregtarëve të Shkodrës

Ora News Lajme 2017-06-04

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Plot shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal i cili vendoste gjoba tregtarëve të Shkodrës.
Drejtori i policisë së Shkodrës, Alban Çela, në një konferencë për mediat në orët e pasdites së sotme bëri me dije emrat e të arrestuarve.
Në pranga kanë rënë Muhamed Lici, Abedin Bajraktari, Denis Suktina, Gëzim Vajushi, Fatmir Vehbi Dibra, Besmir Domnori dhe G.S, ky i fundit minoren.
Shkatërrimi i grupit erdhi pas 6 muajsh hetime. Rreth orës 15: 30, forcat RENEA arrestuan në një lokal në Shirokë Muhamed Licin.
Grupi i strukturuar kriminal detyronte tregtarët e Shkodrës të paguanin tarifë mujore. Numri i tregtarëve që kanë qenë të detyruar të paguajnë këto shuma ?mujore? është tepër i lartë dhe ky grup kishte vepruar nga tetori 2016.
Prokuroria informon: Ata mblidhnin me anën e dhunës, kanosjes dhe kërcënimeve shuma parash nga shitësit e Tregut të Zdrales, të Rrugës së Gjerë të Kirasit, etj.
Në kuadër të këtij hetimi rezultoi se drejtuesit e këtij grupi kriminal angazhonin anëtarët e tjerë të grupit që, në çdo fund muaji të merrnin nga çdo tregtar në tregjet e sipërpërmendura shumat nga 1000 lekë deri në 3000 lekë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ja-kush-jane-shtate-gjobevenesit-e-tregtareve-te-shkodres/

Share This Video


Download

  
Report form