http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha i ka kthyer nje përgjigje te ashpër përfaqësueses se larte te BE Federica Mogherini, e cila nje dite me pare artikuloi si kusht te vetëm per hapjen e negociatave zbatimin e vettingut. Nga çadra e vendosur para selisë se kryeministrisë, kreu i PD Basha, deklaroi se nuk mund te ketë hapje te negociatave pa zgjedhje te lira dhe çdo deklarate tjetër është broçkull.?Erdhën këtu personalitetet europiane dhe u treguan qartë shqiptarëve se pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa luftë kundër krimit, pa luftë kundër drogës, pa luftë kundër korrupsionit dhe pa drejtësi të vërtetë e të pakapur, dyert e Europës nuk mund të hapen për Shqipërinë. Ju e dëgjuat këtë mesazh. E gjithë bota e dëgjoi këtë mesazh tani po na thonë bëjeni vetingun se do të hapim negociatat. Kësaj në shqip i themi broçkulla, në anglisht ka një fjalë, bullshit?.Basha ka replikuar ne distance me rivalin politik Rama per çështjen e vettingut, duke e akuzuar se kërkon te vendose nen kontroll drejtësinë.?Prandaj u fut sot në çadrën e korrupsionit të shoqërisë civile, çadrën e bërë njësh me krimin, çadrën e bërë njësh me korrupsionin, për t?i hedhur hi syve të shqiptarëve. Nëse e do vetingun hap rrugën për qeveri teknik dhe do të ketë veting të vërtetë me prokurorë dhe gjyqtarë të pakapur që do të nisin menjëherë investigimet për korrupsionin, krimin dhe politikën e lidhur me të?.Ne lidhje me negociatat per zgjidhjen e situatës politike, Basha ka përsëritur se kushti kryesor është krijimi i nje qeverie te re.