TIRANËNga çadra e protestës, që ka hyrë sot në ditën e 15, kreu i opozitës Lulzim Basha ka ngritur tonet, ku ka sfiduar ndërkombëtarët duke i cilësuar si broçkulla deklaratat e tyre që theksojnë, se zbatimi i Vettingut është kusht për hapjen e negociatave. Sipas Bashës, dialogu mes maxhorancës dhe opozitës do të bëhet vetëm për qeveri teknike. Kryedemokrati tha se zgjedhje me këtë qeveri nuk do të ketë.
Një zëri me turmën, Basha ka brohotitur në anglisht ''Bullshit'', shqip, (broçkulla).
''Bullshit, bullshit, bullshit, broçkullat mbaji për vete'',-kjo ka qënë thirrja e Bashës së bashkë me protestuesit në çadrën përpara Kryeministrisë.
Ky reagim vjen pak orë pasi Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini u shpreh dje gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama se pas zbatimit të ligjit të Vettingut, do të ketë edhe hapje të negociatave të Shqipërisë për në Bashkimin Europian.