Ora News - Falsifikimi i ushqimeve, Zusi: AKU të mbyllë çdo qendër të palicensuar

Ora News Lajme 2017-06-04

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prodhimi i ushqimeve të falsifikuara mbetet një nga shqetësimet kryesore për konsumatorët. Presidenti i Qendrës së Eksporteve shqiptare, Alban Zusi, propozon si zgjidhje për situatën reformimin e sistemit dhe ashpërsimin e masave penale. Sipas Zusit, AKU nuk duhet të përdorë si justifikim moslicensimin e bizneseve, por të mbyllë çdo qenër që konstatohet e palicensuar.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka detyrimin të mbyllë çdo subjekt të palicensuar që funksionon jashtë bazave ligjore.
Kështu shprehet Presidenti i Qendrës së Eksporteve shqiptare, Alban Zusi, për shqetësimin lidhur me falsifikimin e produkteve ushqimore.
Zusi: Një inspektor i sigurisë ushqimore që konstaton një operator i cili po punon pa licensë dhe nuk reagon, ky është krimineli. Ai ka për detyrë që menjëherë të njoftojë eprorët e tij, të njoftojë organet e rendit nëse ka rezistencë dhe ta konfiskojë dhe të kërkojë menjëherë dënim maksimal penal ndaj atij operatori.
Sipas Zusit zgjidhja për fenomenin e prodhimit të ushqimeve të falsifikuara mund të bëhet përmes reformimit të sistemit dhe aplikimit të masave penale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/falsifikimi-i-ushqimeve-zusi-aku-te-mbylle-cdo-qender-te-palicensuar/

Share This Video


Download

  
Report form