Ora News – Reporeret në KiE: PD të kthehet në Parlament, bëni Vettingun

Ora News Lajme 2017-06-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Andrej Hunko dhe Joseph O?Reilly dy raportuesit për Shqipërinë në Këshillin e Evropës kanë publikuar raportin pas monitorimit që i bënë situatës në Shqipëri dhe fakteve që mblodhën gjatë takimeve me krerë të lartë të shtetit dhe politikës.
Në deklaratën e tyre, rekomandohet kthimi i opozitës në Parlament dhe vazhdimi i reformave kryesisht asaj për Drejtësinë.
Dy raportuesit për Shqipërinë janë kundër bojkotit të parlamentit nga opozita.
?Parlamenti është vendi i duhur ku forcat politike duhet të angazhohen në dialog dhe të përpiqen të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar. dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet një strategji politike korrekte. Çdo bojkot do të ketë pasoja negative dhe serioze për vendin?.
Në dokumentin e publikuar të mërkurën shprehet shqetësimi për rritjen e tensioneve politike duke argumentuar se kështu pengohen përpjekjet për një sistem drejtësie të pavarur e po ashtu edhe gjykimet për raste të korrupsioni apo krimit të organizuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/reporeret-ne-kie-pd-te-kthehet-ne-parlament-beni-vettingun/

Share This Video


Download

  
Report form