Pasardhësi i Ismail Kadare, si e anashkaloi Teatri Kombëtar

RTV KLAN 2017-06-04

Views 14

13 Dhjetor 1981 Kryeministri Mehmet Shehu vdes. Shkaku, ai zyrtar është vetëvrasja. Sot, pas 36 vitesh, askush nuk mund të thotë me vërtetësi se çfarë ndodhi atë natë në dhomën e Mehmet Shehut, u vetëvra apo e vranë.
Këtë histori, për të cilën shkrimtari Ismail Kadare shkroi librin ?Pasardhësi?, dy maqedonasit, dramaturgu Goran Stefanovski që e përshtati për skenë dhe regjisori Slobodan Unkovski, e sollën më në fund edhe në Tiranë.

Ideja e parë e regjisorit të më shumë se 100 shfaqjeve në Ballkan, ishte që ?Pasardhësi-n? ta vinte në Teatrin Kombëtar. Pasi nuk morri asnjë përgjigje, projektin e zhvendosi në Kosovë, ku e realizoi me trupën kombëtare atje.
Slobodan Unkovski, regjisor maqedonas: Nuk e di pse nuk më kthyen përgjigje, ndoshta kjo periudhë është e rrezikshme dhe nuk është e lehtë për të qenë të hapur ndaj saj. Më pëlqejnë historitë ku është e përfshirë politika, diktatorët dhe fati i njerëzve të thjeshtë. Teatri Kombëtar duhet të ketë një qasje të re, të jetë më i hapur ndaj këtyre veprave. Ky është opinioni im.
Dhe në Tiranë, ku ndjeshmëria e publikut është më e madhe, ironia është se u vu vetëm për një natë në skenë, të martën në mbrëmje dhe falas.
?Pasardhësi? i morri katër vite pune regjisorit, me një koncept ku mbizotëronte narrativa dhe mungonte konflikti çka e bënte shikuesin të humbiste vëmendjen. Duket se edhe për vetë regjisorin ?Pasardhësi? ishte një proces shumë kompleks, edhe për të dhënën se përkthimi veprës nga anglishtja në shqipen e Kosovës, humbi forcën e fjalës.
Slobodan Unkovski, regjisor maqedonas: Kadare është një shkrimtar i shkëlqyer. Është shumë i thellë, madje edhe kur e lexon ti duhet të ndalosh dhe të mendosh. Kemi humbur disa gjëra nga vepra e tij, për shkak të përkthimit nga anglishtja në shqip . Teatri është i shpejtë. Jemi përpjekur që ta bëjmë sa më të kuptueshme. / TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form