Prishet tregu afër spitaleve, tregtarët protestojnë. Bashkia ofron zgjidhje

RTV KLAN 2017-06-04

Views 0

Tregu i rrobave të përdorura në krah të Spitalit Neurologjik, i njohur si ?tregu te 5?, është prishur përfundimisht nga Bashkia.

Kjo ka ngjallur pakënaqësinë e 300 tregtarëve të cilët edhe e kanë kundërshtuar. Ata shprehen se nuk janë njoftuar dhe se tashme nuk kanë as ku të shkojnë.

Por Bashkia e Tiranës nëpërmjet zyrës së shtypit ka sqaruar se prishja e këtij tregu ka ardhur si pasojë e ankesave nga banorët si dhe raporteve të Institutit të Shëndetit Publik dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, për ndotjen dhe mungesë e kushteve higjienike në këtë treg.

Gjithashtu, bazuar në njoftimin zyrtar, në kuadër të politikave për të rregulluar dhe formalizuar tregun e rrobave të përdorura, bashkia ka ofruar tre alternativa për zhvendosjen e tregtarëve, në zonën e Uzinës Dinamo, në Koder Kamëz dhe ish-Fonderinë mekanike./ TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form