Qindra qytetarë kanë nënshkruar në ditën e tretë peticionin pro Vettingut. Në tendat e ngritura në të gjithë vendin qytetarët kanë firmosur që klasa politike të zbatojë sa më shpejtë Vettingut.
Edhe deputetja socialiste ka firmosur sot peticionin, duke u shprehur gjithashtu se nuk ka çadër dhe protestë që mund ta pengoje procesin e Vettingut.
?Nuk ka çadër, nuk ka protestë dhe nuk ka axhendë politike të ditës që mund ta pengojë këtë aspiratë të madhe të politikës, këtë të drejtë të yre për të qënë të barabartë përpara ligjit dhe për të jetuar në një vend ku synon drejtësia dhe jo ryshfeti?, u shpreh Xhaçka.
Deputetja Xhaçka komentoi edhe iniciativë e Forumit Rinor demokrat me animacionet ironizuese të kryeministrit dhe ministrave duke i krahasuar me personazhet e përrallës "Ali Baba me 40 hajdutë". Sipas Xhaçkës, Reforma në Drejtësi nuk duhet të vërë kundër njeri tjetrit qytetarët.