Këtë trëndafil, këto lule, këto peizazhe e horizonte ajri nuk i bën dot kushdo, por Drini Sallaku ka talent në pikturë.
Piktori autik ka zgjeruar krijimtarinë e tij me tablo të reja, tepër të veçanta. Pas peripecive që pati Drini në muajin shtator për regjistrimin në degën e pikturës në Liceun Artistik në Tiranë, familja e tij dhe vete ai zgjodhën rrugën e mostërheqjes nga ëndrra për artin.
Jemi në studion e tij. Pikturat e Drinit, jeta e tij e dytë janë një univers më vete. Sytë e Drinit ngrohen. Ka nisur të ndihet krenar për punën që bën. Ky talent, i lindur përpara vetëdijes së tij sociale po i ndriçon shpirtin e lodhur nga barrierat e lindura. Psikologia me të cilën Drini bën disa detyra të veçanta pohon talentin e tij në pikturë