Nisma për Vettingun që disa nxënës e filluan në Tiranë, të cilët kërkonin që të mblidhnin firma për përshpejtimin e procesit është shtrirë në shumë qytete të Shqipërisë.
Sot kësaj nisme i janë bashkuar edhe Kukësi, Fieri, Vlora, Berati dhe Korca. Në të gjitha këto qytete janë ngritur çadra të cilat po shërbejnë për mbledhjen e firmave të qytetarëve. Por interesimi i qytetarëve ka qenë mjaft i madh.
Ata janë shprehur se ky proces duhe të marrë rrugë sa më shpejt në mënyrë që të gjithë të korruptuarit të dalin para ligjit. Në qytetin e Kukësit qytetarët janë shprehur që firmat e tyre të dërgohen sa më shpejt që të dërgohen në parlament që të votohet sa më shpejtë të jetë e mundur.
?Për Vettingun të bëhen një orë e më e më parë duke filluar te drejtori e duke filluar te presidenti i Republikës?, tha një qytetar.
Edhe në Fier qytetarë të shumtë janë afruar çadrës për peticionin e Vettingut dhe kanë firmosur pro reformës në drejtësi dhe largimin e të korruptuarve, duke bërë thirrje që të gjithë ata që kanë bërë vjedhje ose korupsion në kurriz të popullit të kalojnë në sitë.