Ora News – Falja e borxheve, 147.7 mld lekë tatime pa papaguar nga 1996-2016

Ora News Lajme 2017-06-04

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria do të fshijë 91 mld lekë detyrime të subjekteve dhe individëve nga 2011 deri në 31 dhjetor 2016. Pritshmëritë e saj për të arkëtuar janë 260 mln euro, nëse kategoritë përfituese do të mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi që u jep shteti për të paguar detyrimin e principalit që tu fshihen gjobat dhe kamatvonesat. Drafti ligjor ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë, ku do ti nënshtrohet diskutimeve në Komisionet parlamentare.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe ajo e Doganave për bërë një përshkrim të situatës së detyrimeve të papaguara për të cilat pritet të ndërhyjë nisma ligjore e faljes dhe ajo e fshirjes pjesore të tyre.
Borxhi total vetëm nga tatimet dhe doganat rezulton 172.50 mld lekë deri në 31 dhjetor 2016.
Borxhi tatimor i akumuluar nga 1996 deri në 31 dhjetor 2016 është 147.7 mld lekë.
Borxhi doganor i akumuluar nga viti 2000 deri në 31 dhjetor 2016 rezulton në 24.8 mld lekë.
Në drafin e qeverisë për faljet ku parshikohet të fshihen 90.97 mld lekë detyrime fiskale, 29.52 mld lekë janë detyrime që fshihen pa kusht, ku përfshihen principali, gjoba dhe kamatvonesa.
61.45 mld lekë gjoba dhe kamatvonesa janë detyrime që fshihen me kusht. Ndërsa principal për tu paguar si kusht janë 34.96 mld lekë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/falja-e-borxheve-147-7-mld-leke-tatime-pa-papaguar-nga-1996-2016/

Share This Video


Download

  
Report form