Bashkia e Tiranës ka rikthyer një nga nismat më interesante që është zbatuar ndonjëherë në kryeqytet, atë të kafes me gjyshërit dhe gjyshet pensionistë, të cilët në disa lokale mund ta pijnë kafen me 20 lekë.
Nismës i janë bashkuar një sërë lokalesh në kryeqytet dhe është promovuar këto ditë nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ka pirë një kafe me pensionistë në një nga kafenetë që do të ofrojnë kafen 20 lekë për gjyshet dhe gjyshërit.
?Jam shumë entuziast që po e filloj mëngjesin me Selimin dhe kolegët e tjerë, për këtë nismë të Bashkisë së Tiranës. Është një nismë e cila në fakt është filluar Edi Rama kur ka qenë kryetar bashkie, por u la në harresë 4 vjet. Sot e rikthejmë prapë dhe nisma quhet: ?Kafe me gjyshin?, ose me gjyshen, dhe është një rrjet kafenesh në të gjithë Tiranën që nga ora 7 deri në orën 9 të mëngjesit, të cilat do ta shërbejnë kafen me 20 lekë, për të ndihmuar të gjithë ata që janë pensionistë?, tha Veliaj.