Nga nesër, kushdo që do të parkojë në rrugët e qendrës së Tiranës, nuk ka nevojë të kërkojë punonjësin e bashkisë për të paguar biletën, por mund ta bëjë atë vetëm me një SMS. Është e thjeshtë: targën e makinës nise me mesazh në numrin 50500 dhe nga ky moment ke paguar vendin e parkimit për një orë.