Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Atmosfera e karnavaleve në Berat ka rigjallëruar qytetin Muze. Fëmijët nën rolin e personazheve të botës së tyre, ofruan pjesë artistike në të cilat u përcollën mesazhe të rëndësishme për bashkëmoshatarët dhe të rriturit. Ndërsa drejtuesit e pushtetit vendor shprehen se jeta artistike në këtë qytet do të ketë rigjallërohet në vijimësi.
Ngjyrat, muzika dhe personazhet e botës së fëmijëve të vendosura mbi kalldrëmet ku ka ecuar për mijëra vjet historia e një kombi, Beratit, krijuan një atmosferë mjaft festive karnavalesh.
Nxënës të shkollave nëntë vjeçare, por edhe fëmijë të kopshteve i rikthyen traditën e munguar këtij qyteti.
Vogëlushët në pjesët artistike të përgatitura përcollën mesazhe të ndryshme jo vetëm për bashkëmoshatarët.
Kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj thotë se eventet kulturore dhe artistike do të shtohen në banorët e këtij qyteti.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/karnavalet-ne-berat-qyteti-muze-ne-atmosfere-festive/