FIER- Një automjet ka shpërthyer në lagjen "Kryengritja" të Fierit.
Makina tip BMW është përfshirë nga flakë teksa ka qenë në lëvizje. Nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Armando Sulo, i cili është transportohet menjëherë në drejtim të spitalit.
Ai ka pësuar dëmtime në pjesët e gjymtyrve, ndërsa mësohet se është transportuar në drejtim të Tiranës për një ndërhyrje më të specializuar.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe shërbimi zjarrfikës. Këta të fundit kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Ende nuk dihen shkaqet e përfshirjes nga flakët të automjetit.