Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reforma në drejtësi dhe procesi i vettingut ka nxjerrë në rrugë edhe shoqërinë civile të cilët nëpërmjet cadrave ftojnë qytetarët të japin firmën e tyre në mbështetje të kësaj reforme. Qytetarët sipas aktivistëve të shoqërisë civile poi përgjigjen pozitivisht kësaj nisme duke dhënë mbështetjen e tyre, që deri tani janë me qindra. Nisma për të mbledhur firmat e qytetarëve do të vazhdojë disa ditë.
Shoqëria civile bën thirrje për partitë politike që të çojnë deri në fund procesin e vettingut. Nëpërmjet çadrave të ngritura në Tiranë, aktivistët ftojnë qytetarët të japin firmat e tyre në mbështetje të reformës në drejtësi, të cilën e quajnë jetike për vendin.
?Ngritja e institucioneve të Vettingut që është një kusht kryesor për Shqipërinë për hapjen e negociatave për hyrjen në BE. Duke qenë se vetë situata politike nuk është shumë e fokusuar në këtë çështje dhe qytetarët kanë shprehur dëshirën e miratimit të kësaj reforme dhe vazhdimësinë e saj, ne si shoqëi civile kemi marrë iniciativën që të ngremë këto stenda për ti ftuar qytetarët për ti dhënë zë mendimeve të tyre kundrejt zbatimit të kësaj reforme.?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/firmosni-per-vettingun-shoqeria-civile-kerkon-mbeshtetjen-e-qytetareve/