http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i opozitës Lulzim Basha nuk u prit nga grevistet e Zharrezes ashtu si ne çadrën e ngritur përpara kryeministrisë. Vizion Plus sjell videon e momentit kur protestuesit i kanë kërkuar kryedemokratit të largohet:Por lideri i PD-se, Basha u ka kërkuar falje banorëve të dëmtuarve që qeveria ?Berisha? nuk mbrojti dot shtëpitë dhe jetët tyre. Basha ka thënë se kontrata nuk është nënshkruar në kohën e qeverisë së djathtë, por në kohën e Nanos. Grevistet kane udhëtuar tre dite rresht, pasi u nisen nga Zharreza për të mbërritur në Tiranë. Te shoqëruar nga automjetet e policisë, grevistet kane kaluar përmes rrugës se Plazhit dhe me pas drejt autostradës Durrës-Tirane. Ata kane theksuar se greva e tyre nuk ka asnjë ndikim politik dhe nuk ka asnjë lidhje me politiken. Grevistet kane përshkuar deri ne Durrës afro 90 km dhe mbrëmjen e se premtes ndaluan pranë Vorës. Me pas ata përshkruan edhe 20 km te tjera, derisa te mbërrijnë ne destinacionin final. Gjate rrues ka pasur edhe probleme shëndetësore. Banoret e Zharrzes kanë kërcënuar se do të futen sërish në greve urie dhe këtë herë përpara ministrisë së energjisë, qe sipas tyre deri me sot vetëm i ka mashtruar.