Ne aktivitetin e cilësuar ?parlamenti" />
Ne aktivitetin e cilësuar ?parlamenti"/>

Ora News – Basha: Të korigjohen 7 ligjet, Berisha: "Sorosianët" kthyen kushtetutën në "Prostitutë"

Ora News Lajme 2017-06-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ne aktivitetin e cilësuar ?parlamenti i qytetarëve? kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, kërkoi që reforma në drejtësi të rikthehet në pikën zero duke deklaruar se do të marrë pjesë në komsionet e e vettingut vetëm kur 7 ligjet e paketës të rishikohen.
Basha: Pas paktit për një qeveri të vullnetit të mirë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe pas korrigjimit të 7 ligjeve sipas vërejtjeve konsensuale të opozitës urdhëroni ta bëjmë vettingun dhe të shohim kush ka frikë nga drejtësia e pavarur.
Në çadrën para kryeministrisë Basha tha se protesta do të vazhdojë, ndërsa deklarat e ambasadorit të OSBE Bernard Borshardt ne Ora News, i cilësoi si konfirmim te shqetësimit opozitës.
Basha: Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt, më në fund lëshoi kushtrimin për kauzën që ne e kemi ngritur tash tre vite. 2 miliard euro të pista për të blerë zgjedhjet e shqiptarëve, para të pista, qeveri e pisët, lojë e pisët, zgjedhje të pista ne nuk do të pranojmë kurrë.
?Parlamenti i qytetarëve? vijoi me fjalime të deputetëve të PD. Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ONM nisi punën duke u shkelur kushtetuta dhe i kërkoi PE të hetojë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/berisha-sorosianet-kthyen-kushtetuten-ne-prostitute/

Share This Video


Download

  
Report form