http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
BDI dhe LSDM kane arritur konsensus per projektligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, nje nga ceshtjet kyçe ne negociatat per qeverinë e re ne Maqedoni. Pas mbledhjes maratone te kryesisë se BDI, u pranuan te gjitha nenet e draftit, per te cilat është dhënë pëlqimi edhe nga Aleanca per Shqiptaret, por edhe partia e Zoran Zaev. Zedhenesi i BDI, Bujar Osmani deklaroi se diten e premte do te vazhdojnë diskutimet per çeshtje te tjera. ?Përmbyllëm këtë pjesë të debatit, dhe nga dita e premte presim të fillojmë diskutime për harmonizim eventual të platformës për bashkëqeverisje. BDI dha pëlqim për draft-ligjin e zyrtarizimit të gjuhës shqipe, qe eshte i harmonizuar edhe me LSDM, nga ku mund të fillojmë të diskutojmë edhe për çështje te tjera?. Nje tjeter pike qe do te diskutohet eshte ajo e barazisë ekonomike te te gjitha zonave ne Maqedoni. Deputetet shqiptare duhet te japin firmat e tyre ne mënyrë qe Zaev te marre mandatin nga presidenti Ivanov per krijimin e qeverise se re. Me pas ai ka 10 dite afat per te bindur partite shqiptare per nje koalicion te mundshëm.