Report TV - "Lazarati 2", avokatët bllokojnë procesin, s'paraqiten në gjykatë

Report TV 2017-06-03

Views 0

Avokatët bëhen pengesë në përfundimin e gjykimit për të konsideruan procesi ?Lazarati 2? ndaj 11 të pandehurve që akuzohen për vrasjen e policit të forcave speciale Ibrahim Basha, armëmbajtje pa leje e kultivim narkotikësh.

Të pandehurit mes tyre dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko u arrestuan në qershor 2015 dhe sipas hetimeve ata rezultuan se ishin organizatorët e këtij grupi kriminal.

Pretenca e Prokurorit Ervin Kondili është shtyrë deri më tani 3 herë rradhazi pasi në seancë nuk paraqiten avokatët e të pandehurve.

Gjyqtari Luan Hasnezinri caktoi datën 8 mars për seancën ku do të zhvillohet pretence, ndërsa burime për Report Tv bënë me dije se ndër dënimet që do të kërkohen për të pandehurit është dhe ai me burg përjetë.

Share This Video


Download

  
Report form