FIER-Banorët e Zharrëzit prej 20 ditësh kanë qëndruar në grevë urie pasi nuk janë dëmshpërblyer për dëmet që kanë pasur në banesa nga shpërthimet që sipas tyre janë shkaktuar nga kompania që merret më kërkimin e naftës.
Por sot, 9 grevistët kanë vendosur të protestojnë në një tjetër mënyrë pasi janë nisur nga Fieri drejt Tiranës me karroca invalidësh.
Prej disa javësh banorët e Zharrëzit kanë protestuar ndërsa para disa ditësh kanë bllokuar aksin nacional Fier ?Berat ku kanë djegur edhe disa goma.