Ora News – Denar Biba: Kam respektuar dekriminalizimin sipas Kushtetutës

Ora News Lajme 2017-06-03

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqetësimin për përplasjen me Prokurorinë e Përgjithshme, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Denar Biba ia ka përcjellë ndërkombëtarëve dhe krerëve të institucioneve më të larta të vendit.
Letra e KQZ që mban firmën e kryetarit Denar Biba u është drejtuar presidentit të vendit, Bujar Nishani, Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama si dhe ambasadores së BE, Romana Vlahutin, atij të SHBA, Donald Lu, ambsadorit të OSBE, Bernd Boshard dhe kreut të Zyrës së këshillit të Europës, Klaus Neukirch. Letra i është adresuar edhe Priokurorit të përgjithëm, Adriatik Llalla .
Ndërsa Prokuroria njoftoi nisjen e procedimit penal për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me pretendimin për shkelje të ligjit të dekriminalzimit në rastin e deputetit Armando Prenga dhe dy kryetarëve të bashkive, KQZ të gjithë dokumentacionin për këto raste ua ka përcjellë institucioneve të larta në vend dhe ndërkombëtarëve.
Letrën që Ora News e disponon, kreu i KQZ e ka përcjellë një ditë më parë bashkë me dokumentacionion përkatës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/denar-biba-kam-respektuar-dekriminalizimin-sipas-kushtetutes/

Share This Video


Download

  
Report form