http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne ditën e 4 te protestës se opozitës para Kryeministrisë, Partia Demokratike ka organizuar nje forum për median e lire, te cilin kryetari Lulzim Basha e ka shfrytëzuar per te paralajmëruar shtrirjen e protestave ne te gjithë Shqipërinë. Sipas Bashes, e vetmja zgjidhje ne këtë situate është largimi i kryeministrit Edi Rama. Por ndërsa lideri i opozitës Basha deri me tani është kufizuar tek mesazhet publike nga çadra e protestës per krijimin e një qeverie teknike; aleatet e tij kane ndërmarrë iniciativa konkrete për këtë. Paraditen e se hënës, kreu i Partisë Agrare Agron Duka, ka zhvilluar nje takim me kreun e LSI Meta e me pas nëpërmjet nje letër i ka kërkuar atij krijimin e qeverise teknike. I vetmi reagim qe ka ardhur deri me tani nga kreu i kuvendit Ilir Meta është deklarata e tij pro protestave paqësore, por kundër ultimatumeve.