Basha: Rezistenca e Kelmendit frymëzim për protestën e 18 shkurtit

RTV KLAN 2017-06-03

Views 0

Thirrjen për t?iu bashkuar protestës së 18 shkurtit Lulzim Basha ia drejtoi edhe banorëve të Tamarës, në vendin ku 72- vjet më parë lindi kryengritja antikomuniste e Kelemendit.

Qëndresa e kelmendasve ndaj dhunës dhe terrorit komunist, tha kreu i demokratëve, është burim frymëzimi ndaj keqqeverisjes që po tenton të vjedhë zgjedhjet, duke i mohuar shqiptarëve të drejtën e votës.

Lulzim Basha, Kryetar i PD-së: Kelmendasit e kanë treguar se nuk pranojnë zgjedhën e sundimtarit, se janë gati të ngrihen e të bien për liri, për demokraci, për dinjitet. Ky vullnet i shkruar me gjakun e heronjve të Kelmendit është sot një vullnet mbarëpopullor. Një vullnet mbarëpopullor për të ruajtur themelin e demokracisë, votën e lirë dhe të ndershme, zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ta harrojnë se do të ketë zgjedhje të diktuara nga banda dhe krimi. Ta harrojë klika në pushtet se do t?i ulë kokën Kelmendit, Malësisë dhe Shqipërisë.

Në përkujtim të 72- vjetorit të qëndresës së Kelmendit kreu i opozitës vendosi një kurorë me lule pranë monumentit përkujtimor të Prek Calit dhe luftëtarëve të tjerë të kësaj Malësie, qëndresa e të cilëve u kthye në monumentin e parë të anti-komunizmit në Shqipëri./ TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS