Blushi: Rama kërkon të më bllokojë të kandidoj në zgjedhje

RTV KLAN 2017-06-03

Views 1

Deputeti Ben Blushi, kryetar i partisë LIBRA akuzoi kryeministrin Edi Rama se përmes një udhëzimi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po tenton përjashtimin e partisë së tij nga zgjedhjet e 18 qershorit.

Ben Blushi: Duan të më heqin si kandidat, jo me statut por me një udhëzim të KQZ. Ndryshon dot kodi me udhëzim nga KQZ-ja, jo. Tërhiqeni udhëzimin se s?ka dalë nga KQZ por ka dalë nga zyrat e Rilindjes ka një qëllim të përjashtojë një parti nga zgjedhjet
Blushi lëshoi akuza edhe ndaj ministrave te qeverisë, por përgjigjen ia dha Ministri i Energjetikës, Damjan Gjiknuri. Ndërsa kreu i KQZ-së Denar Biba mohoi të jetë marrë një vendim për përjashtimin e LIBRA-s në zgjedhje.
Për udhëzimin e KQZ-së ka reaguar edhe kryetari I Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë si aktin e fundit të kryeministrit Edi Rama kundër zgjedhjeve të lira.

Përmes një deklarate për shtyp Basha thotë se përpjekja për të penguar pjesëmarrjen e disa subjekteve politike në zgjedhje duke përfshirë edhe partinë e Blushit është një provë më shumë se Edi Rama është rreziku më i madh për votën dhe demokracinë në Shqipëri dhe se ky është një moment kritik për vendin./ TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form