Opinion - Cfare do te beje Ben Blushi? (16 shkurt 2017)

RTV KLAN 2017-06-03

Views 1

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar:Ben Blushi, Lutfi Dervishi, Fatos Hakorja, Artan Hoxha, Lorenc Vangjeli

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/opinion-ku-do-te-shkoje-ben-blushi/

Kryetari i partisë Libra, Ben Blushi, i ftuar në emisionin Opinion ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me një projekt vendim të Komisionit Qëndron të Zgjedhjeve, që sipas tij synon të eliminojë atë dhe grupimin e tij nga zgjedhjet. Blushi tregon se në zgjedhje do të marrin pjesë me çdo kusht pavarësisht këtyre problemeve që mund ti dalin rrugës. ?Sipas Kodit Zgjedhor, një parti e re mund të garojë në zgjedhje pa pasur 5 mijë firma nëse ka një mandat deputeti, ne kemi dy mandate.?- tregon deputeti. ?Ne jemi regjistruar në fund të janarit, ndërsa mbrëmë në dark KQZ nxjerr një projekt vendim i cili parashikon zhvendosjen e datës së gjashtëmujorit të fundit, mandati im skadon më 18 qershor, ose 1 shtator, ndërsa sipas këtij projekt-vendimi mandati ynë mbaron në prill kur deklarojmë listat.? Sipas Blushit ky është kjo është një shpikje për ti penalizuar ata, dhe kjo pasi kundërshtarët e tij kanë frikë nga votat që do i marrin. ?Ne kemi kërkuar anulimin e këtij vendimi, megjithatë ne do mbledhim firma, aq sa duhet, mund ti mbledhim brenda një jave.?- përfundon ai.

Analisti Lorenc Vangjeli, sonte, në studion emisionit Opinion i ka kujtuar kreut të LIBRA-s Ben Blushi se gjeneralët e mirë pasi fitojnë betejën shpallin arsyen se pse e bënë këtë. Vangjeli tha se ky është një material i përgatitur nga administrata e KQZ-së, e cila pritet të votohet, por që ka pak gjasa të kalojë. Ai theksoi se Blushi sapo shpiku një betejë.

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka bërë me dije sonte në emisionin Opinion se është një parti opozitare por që nuk do marrë pjesë në protestën e 18 shkurtit, të thirrur nga opozita dhe veçanërisht PD-ja. Blushi theksoi se këta po dalin duke thirrur shikoni se çfarë po bëjnë rumunët, por ata dolën kundër njërës palë dhe kundër tjetrës. Ai nënvizoi se Shqipëria nuk është Rumani, pikërisht për këtë fakt. ?Nëse shqiptarët një ditë do të dalin në protestë, ata duhet të dalin si kundër Edi Ramës, ashtu edhe kundër Sali Berishës njëkohësisht?.

I ftuar në studion e Opinion, Ben Blushi ka treguar për anëtarët e partisë së tij të re ?Libra?. Sipas tij ata që i janë bashkuar kësaj nisme vijnë kryesisht nga radhët e shtresës së mesme. ?Libra nuk ka asnjë paragjykim, çka e bënë pak më të lehtë për të hyrë në të. Ideja jonë kryesore është qeverisja më e mirë e Shqipërisë, më shumë mundësi për të rinjtë, mos të emigrojnë dhe financimi i arsimit.?- thotë ai. Blushi ka thënë se asnjë nga tre partitë më të mëdha në vend nuk përfaqësojnë shtresat e tjera të shoqërisë, përveç të pasurve. ?Të varfrit dhe shtresa e mesme duhet të përfaqësohen. Fëmijët paguajnë varfërinë e prindërve, por edhe të vetën sepse nuk kanë punë, e ikin në gjermani.? Pra sipas Blushit, të rinjtë nga shtresa e varfra dhe të mesme nuk kanë a...

Share This Video


Download

  
Report form