Këto janë momentet e operacionit ?Bixhozi? të komisariatit të policisë nr. 3, për arrestimin e autorit të grabitjes së kazinosë në rrugën e Dibrës, mbrëmjen e 12 shkurtit të këtij viti.
Ai është Jurgen Kovaçi, 26 vjeç nga Tirana të cilin e shihni në këtë foto të siguruar nga televizioni klan.
Kovaçi, i dënuar me parë për shpërndarje droge, u kap pranë banesës së tij në afërsi të ish- stacionit të Trenit në Tiranë. I arrestuari nuk pati mundësi të reagonte apo të largohej ndërsa u prangos menjëherë siç shihet edhe në këto pamje të ofruara nga policia.
Siç shihet ne këto pamje filmike te kameras se sigurisë së kazinosë, nën kërcënimin e një pistolete lodër, 26 vjeçari, arriti te merrte 200 mijë lekësh.
Në dalje të kazinosë, ai u godit me grusht nga roja, por mundi të largohet duke marrë paratë me vete, por duke lënë pas pistoletën lodër./Tv Klan