Ora News – Kriteret e reja të kredive të buta, ndryshon kufiri i të ardhurave

Ora News Lajme 2017-06-03

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndryshojnë kriteret për përfituesit e kredive të buta. Në projektvendimin e Bashkisë së Tiranës që pritet të diskutohet në Këshillin Bashkiak ditën e hënë, përcaktohet kufiri i ri i të ardhurave dhe prioritet do ti jepet çifteve të reja, duke marrë parasysh edhe moshën e tyre. Drejtorja e Strehimit në Bashki, Ervis Rrahamani, u shpreh se ky proçes do të shoqërohet me fushata informuese për qytetar
Në projektin e Bashkisë së Tiranës, diskutimet që priten në Këshillin bashkiak ditën e hënë, parashikohen kritere të reja për përfituesit e kredive të buta.
Ka ndryshuar kufiri i të ardhurave, aplikuesit tashmë duhet të kenë të ardhura mujore rreth 39.000 lekë në muaj nga 31.000 lekë më pare.
Risi është sistemi i pikëzimit për çiftet e reja dhe ka limite të moshës për bashkëjetuesit. Shumatorja e çifteve të reja duhet të jetë jo më shumë se 70 vjeç.
Ervis Rahamani: Prioriteti në pikë, çiftet e reja ose familjet e reja. Shumatorja e çiftit do të jetë 70-vjeç, kjo ka marrë pikët më të mëdha. Është studiuar niveli i të ardhurave dhe është rritur tabela e nivelit të të ardhurave, minimumi dhe maksimumi i këtyre të ardhurave.
Drejtorja e Strehimit në Bashkinë e kryeqytetit, Ervis Rahamani, bën me dije se i gjithë ky proçes, përgatitja e dokumentacionit dhe orientimi drejt përfitimit të kredisë së butë do të shoqërohet me konsultime publike dhe fushata informuese.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kriteret-e-reja-te-kredive-te-buta-ndryshon-kufiri-i-te-ardhurave/

Share This Video


Download

  
Report form