Ora News – Mësues për sindromen down, Nikolla: Kemi mungesë stafi!

Ora News Lajme 2017-06-03

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetëm 7% e fëmijëve me sindromën down që ndjekin sistemin arsimor kanë mësues mbështetës. Në prezantimin e parë të raportit për nxënësit me sindromën down në sistemin arsimor, Ministrja Nikolla pranoi mungesat e mësuesve mbështetës, ndërsa tha se po punohet për trajnimin e mësuesve të rinj.
Sistemi arsimor nuk ka ende gati mjaftueshëm staf edukativ si mësues mbështetës për fëmijët me sindromën down.
Gjatë prezantimit të raportit të parë kombëtar për nxënësit me sindromën down në arsim, Ministrja Lindita Nikolla tha se po bëhen përgatitjet e mësuesve mbështetës, ndërsa konfirmoi mungesat aktuale.
Nikolla: Ne kemi ambicien e madhe që deri në vitin 2020 të mundësojmë që të gjithë fëmijët me aftësi ndryshe të jenë pjesë e sistemit arsimor dhe këtu nuk kam parasysh vetëm shkollën, por edhe arsimin parashkollor. Sepse fokusi në arsimin e hershëm do të jetë një instrument i ri i rëndësishëm që këta të kapin shumë më shpejt hendekun dhe të jenë shumë më të përgatitur në momentin që vinë në shkollë.
Përfaqësuesja e Fondacionit Down Sindrome Albania, Emanuela Zaimi, ngriti shqetësimin e numrit të madh të fëmijëve me këtë sindromë të cilët janë lënë jashtë sistemit të arsimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mesues-per-sindromen-down-nikolla-kemi-mungese-stafi/

Share This Video


Download

  
Report form