Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një natë të qetë dhe pa probleme kanë kaluar protesutesit e vendosur në çadrën e ngritur para kryeministrisë. Vetë kryetari i PD, Lulzim Basha është kujdesur për ta, ndërsa ka mbajtur kontakt edhe me kordonin e policisë të vendosur aty pranë. Ndërsa për Ora News deputeti Aldo Bumçi ka paralajmëruar trazira nëse kryeministri Rama nuk reagon pas kësaj proteste.
Protestuesit e vendosur në çadrën e ngritur nga Partia Demokratike, kanë kaluar natën e parë para Kryeministrië. Atmosfera në çadër është shfaqur e larmishme.
Vetë kryetari i PD, Lulzim Basha u kujdes që nata e parë të kalonte pa probleme. Ai është takuar edhe me punonjësit e policisë të vendosur në kordon, ndërsa ka bashkëbisduar me protestuesit duke u bërë pjesë edhe e aktiviteteve të organizuara prej tyre si në lojërat e shahut.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/muzike-dhe-valle-qytetaret-kaluan-naten-e-pare-ne-cader/