Veliaj: ‘Tirana Art Fest’ i ka hequr djemtë dhe vajzat nga kafet

Ora News Lajme 2017-06-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për herë të parë, ?Tirana Art Fest? ka nisur audicionet e saj edhe në gjimnazet në periferi të kryeqytetit. Në ndryshim nga viti i pare, ku audicionet u organizuan vetëm në gjimnazet kryesore të Tiranës, këtë vit, të rinj nga mosha 15 deri në 19 vjeç të gjimnazeve të njësive administrative që i janë shtuar së fundmi Bashkisë së Tiranës, si Baldushku, Farka, Kashari, Peza, Vaqarri, Shëngjergji, Ndroqi, performuan në tre disiplina të ndryshme: muzikë, kërcim dhe multimedia.
Në aktivitetin e zhvilluar në Shkollën e Mesme të Bashkuar në Mullet, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ndryshe nga vitet e mëparshme, TAF është menduar që të organizohet këtë vit edhe në zonat rurale, për t?u dhënë të gjithëve shansin që të provojnë veten. Veliaj theksoi se askush nuk duhet të ndihet i disavantazhuar për shkak të zonës ku ai banon. Ai u shpreh se ?Tirana Art Fest? është edhe një mënyrë për t?i përfshirë të rinjtë në aktivitete kulturore, duke i larguar nga fenomenet negative të shoqërisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-tirana-art-fest-i-ka-hequr-djemte-dhe-vajzat-nga-kafet/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS