Ora News – Nishani dekoron ish-studentë e ish-pedagogë të grevës së urisë së ‘91

Ora News Lajme 2017-06-03

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

26 vjet nga rënia e diktaturës, Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar të gjithë studentët dhe pedagogët e grevës së urisë së shkurtit të vitit 1991. Duke vlerësuar sakrificën e tyre, Presidenti tha se misioni historik për një Shqipëri demokratike nuk ka përfunduar ende, ndaj bëri thirrje për kontribut të gjithësecilit.
Në Ditën Kombetare të Kujtesës së martirëve dhe viktimave të regjimit komunist, Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar studentë dhe pedagogë të grevës së urisë të shkurtit 1991.
Në fjalën e tij në ceremoninë zyrtare të dekorimit, Nishani vlerësoi sakrificën e tyre për një Shqipëri demokratike.
?Për hir të idealit për një Shqipëri demokratike, pa terror, pa ideologjizëm, pa përçarje, ju arritët të realizonit zgjedhjet e para demokratike, pa u vrarë mes njëri-tjetrit?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nishani-dekoron-ish-studente-e-ish-pedagoge-te-greves-se-urise-se-91/

Share This Video


Download

  
Report form