Kosova fiku sot 9 qirinj në tortën e ditëlindjes së saj si shtet i pavarur. Ceremonitë zyrtare kishin nisur që ditë më parë, por mëngjesi i 17 shkurtit i gjeti drejtuesit më të lartë të vendit në Prekaz, për të zhvilluar homazhe pranë varrit të komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.