LAÇ-Qendra e qytetit të Laçit do t?i nënshtrohet rikonstruksionit total të saj. Qeveria shqiptare me anë të projektit të sajë për Rilindjen Urbane do të investojë një vlerë prej 130 milion lekë të akorduar për këtë qytet.
Prej ditësh ka filluar rikualifikimi i bulevardit kryesor, më pas do të ndërtohet edhe një parking automjtesh dhe kjo zonë do të kthehet në një ambjet atraktiv për qytetaret dhe vizitorët.
Drejtori i Planifimit Urban dhe Territorit në Bashkinë Kurbin Elton Suti tha se ky investim po realizohet me të gjitha paremetrat evropiane, ndërsa sipas tij në të ardhmen janë të parashikuara dhe tre faza të tjera të këtij projekti për të ndërhyrë në disa zona të qytetit.
Ky investim është parashikuar që të përfundojë në harkun kohor të 8 muajve, ndërsa sipas projektit bulveradi do të kthehet në një pedonale ku brenda hapësires së sheshit do të ketë siperfaqe të gjelberuara.